Bruksel- BE-ja zhbllokoi 35 milionë euro për përmirësimin e kushteve për jetesë në territoret palestineze.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Kethrin Eshton dhe kryeministri palestinez Salam Fajad nënshkruan marrëveshje për ndarjen e 22 milionë euro për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit në territorin e Bregut Perëndimor dhe 13 milionë euro për modernizimin e pikës së vetme kontrolluese përreth kufirit midis sektorit Gaza dhe Izrael.
Marrëveshja është nënshkruar dy ditë para takimit të caktuar për ditën e nesërme të donatorëve, të cilët u ndajnë ndihmë financiare palestinezëve.
Në një analizë të Bankës Botërore theksohet se problemet buxhetore të pushtetit autonom palestinez, të cilët kanë të bëjnë edhe me kufizimet e imponuara nga Izraeli për uljen e ndihmës ndërkombëtare “krijojnë rrezik për përparim në vitet e fundit” në ndërtimin e institucioneve shtetërore të autonomisë palestineze.
Sipas disa vlerësimeve të Bankës Botërore dhe të FMN-së, autonomia palestineze ka nevojë urgjente prej 410 milionë euro, për ta plotësuar deficitin në buxhetin për vitin 2012. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 March 2012 12:59