Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 17:21

Bruksel – Informacionet për vdekjen e ish liderit libian Moamer Gadafi shënojnë fundin e erës së despotizmit dhe tiranisë nga të cilat libianët kanë vuajtur një kohë të gjatë, theksohet në deklaratën e përbashkët me shkrim të kryetarëve të Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, Herman van Rompuj dhe Zhoze Manuel Barozo.

“Libia sot hapi faqe të re në historinë e saj dhe u nis drejt së ardhmes së saj demokratike”, theksohet në kumtesë.

Rompuj dhe Barozo në deklaratë i bëjnë thirrje Këshillit kombëtar kalimtar të vazhdojë në rrugën e pajtimit, proces me të cilin do të përfshihen të gjithë libianët dhe i cili do të shpie drejt tranzicionit demokratik, të qetë dhe transparent të vendit.