Kopenhagë – Ministrat e Financave të vendeve-anëtare të eurozonës, pas negociatave disamujore dhe presionit ndërkombëtar, në takimin dyditor në Kopenhagë do të përpiqen të arrijnë marrëveshje për rritjen e vëllimit të fondit për ndihmë.
“Franca dëshiron që vëllimi i fondit ekzistues i eurozonës për ndihmën e anëtarëve me detyrim, të rritet për rreth një bilion euro”, deklaroi dje ministri francez i Financave, Fransoa Baroen.
Kancelarja gjermane Angela Merkel deri tani ka përmendur vetëm mundësinë për rritjen e vëllimit të fondit, të quajtur Mekanizmi stabilizues evropian (MSE) në 700 miliardë euro.
Qëllimi i eurozonës është të vendos fond mbrojtës, i cili do të dispononte mjete të mjaftueshme për t’i parandaluar spekuluesit për të rritur tensionet e tregut, duke parashikuar se ndonjërit prej anëtarëve do t’i nevojitet ndihma financiare.
Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara në botë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëruan se eurozonës do t’i ofrojnë ndihmë pasi ajo vetë e rrit vëllimin e fondit të vet për atë qëllim.
Friday, 30 March 2012 09:30