Shkup – Eurokomisari për zgjerim i BE, Shtefan Fyle, së bashku me raportuesin e PE-së për Maqedoninë Riçard Hovit dhe ish kryetarin e Europarlamentit Jirzhi Busek sot janë në Shkup me qëllim që t`i jepet fund krizës politike.
“Komsiari Fyle do të niset në IJR Maqedoni sonte në një mision të përbashkët me anëtarët e Parlamentit Evropian Hovit dhe Busek, me qëllim që të takohet me palët e prekuara dhe të kontribuojnë që të gjendet mënyrë se si të tejkalohet kriza aktuale politike. Solucioni i krizës do të ndihmojë që të krijojë kushte për raportin që KE-ja e përgatiti mbi bazën e vendimit të vendeve-anëtare për këtë pranverë. Ajo do të krijojë kushte që ky raport të jetë pozitiv, theksoi zëdhënësi i Fyles, Petar Stano, dje në një pres-brifing zyrtar në ndërtesën e Komisionit Evropian.
Në njoftimin e dërguar nga raportuesi i PE-së, Riçard Hovit, thuhet se nën dritën e krizës aktuale politike, ai së bashku me Busek dhe Fyle do të vijnë në Shkup dhe në të citohet:
“Prania jonë e përbashkët, si PE dhe KE dhe parlamentarë të dy prej partive më të mëdha politike në Europarlament, do të tregojnë se Evropa është e bashkuar në atë që tani ka ardhur koha që ndarjeve në Shkup t’i vijë fundit,” rekomandon eurodeputeti britanik Hovit, i cili sipas paralajmërimeve duhet që sot në mëngjes të nisej drejt kryeqendrës së Maqedonisë, por këtë e anuloi për sonte, së bashku me eurokomisarin për zgjerimin dhe me ish-kryetarin e PE-së.
Bashkësia ndërkombëtare ka shtuar presionin ndaj faktorëve politik në Maqedoni për të tejkaluar dhe zgjidhur krizën politike.
Mesazhet e forta nga Brukseli dhe Uashingtoni, takimet indirekte të diplomatëve evroperëndimor në Shkup si dhe presionet në formë diplomatike kanë vazhduar ditëve të fundit ndaj palëve politike maqedonas për të zhbllokuar krizën politike dhe për të arritur kompromis që opozita maqedonase të heq dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 24 marsit. (INA/LajmeShqip.com)
Friday, 01 March 2013 13:39