Bruksel – Bashkimi Evropian do të shpenzojë mbi 50 milionë euro për hapjen e muzeut të historisë evropiane në Bruksel, kumtuan përfaqësuesit evropianë.
Shtëpia e historisë evropiane do të përfaqësojë pamje historike mbi epokat e errëta në të kaluarën e kontinetit, duke përfshirë edhe Holokaustin dhe ndarjen e Perdes së hekurt, si dhe të përpjekjeve të mëvonshme për bashkim të kontinentit përmes integrimit evropian.
Ish presidenti gjerman i Parlamentit Evropian, Hans-Ger Pjotering, i cili është përgjegjës për projektin, mbrojti idenë për krijim të muzeut në kohë të kursimit dhe kontesteve të ashpra politike për shumën e buxhetit të BE-së.
“Gjithmonë ka qenë e vështirë të financohet kultura edhe në krahasim me disa muze kombëtare, ajo nuk kushton aq shumë”, tha ai në konferencën për shtyp.
Pritet që muzeu të kushtojë 56.1 milionë euro, ku të hollat do të vijnë nga buxhetet e PE-së, KE-së dhe Këshillit Evropian.
Pikërisht PE-ja ka marrë kritika, posaçërisht nga gazetat britanike, për vendimin e shpenzimit të 21 milionë eurove për Parlamentariumin, qendër për vizitorët me sipërfaqe prej 5.400 metër katror, e hapur në tetor të vitit të kaluar.
Thursday, 26 January 2012 08:50