Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 14:23

Një marrëveshje mes gjigantëve të teknologjisë dhe kompanive tjera për transferimet e të dhënat personale mes BE-së dhe SHBA-së, është shfuqizuar.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë se marrëveshja e njohur si “Porti i Sigurisë” nuk ka treguar pritjet e duhur nga ana e kompanive amerikane për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

Vendimi ka shtuar se nevojitet që rregullatori i Irlandës të vendosë nëse edhe transferimet mes BE-sy dhe -SHBA-së, për rrjetin Facebook, të anulohet, ose jo.

Marrëveshja ka ekzistuar për 15 vjet. Zyrtarët e rrjetit Facebook, ende nuk kanë bërë ndonjë koment./rel