Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 19:53

Bruksel – Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi dhe përmbajtje.

Kështu deklaroi sot në Bruksel, Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

“Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe po ashtu e mbështet heqjen e barrikadave”, tha Kocijancic dhe shtoi se barrikadat e kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe duhet të hiqen.