Janë riatdhesuar sot 40 shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan nga Spanja, Franca dhe Gjermania pasi kishin shkelur rregullat e lëvizjes së lirë në zonën “Shengen”
Ata mbërritën në Rinas nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Spanjolle dhe agjensia Frontex.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga agjensitë ligjzbatuese të Spanjës dhe FRONTEX.
20 prej shtetasve shqiptarë janë kthyer nga Spanja, 8 nga Gjermania dhe 12 shtetas nga Franca.
Në bordin e avionit në përbërje të eskortës kishte mjekë dhe një psikolog.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot janë penalizuar për 3-5 vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.
Friday, 24 July 2015 12:45