Mbështetja e deritanishme e Bankës Botërore për Kosovën, ka kaluar tani në partneritet, tha zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philippe Le Houerou i cili i vlerësoi shumë të rëndësishme investimet e Bankës Botërore në vendin tonë. 
Ai ka folur për projektet në bujqësi, ujitjen e tokave dhe sigurimin e ujit të pijshëm, ndërsa u përqendrua në mbështetjen e kapaciteteve energjetike mbi bazën linjitit në Kosovë.
Houerou pohoi se ekspertët e BB-së kanë vlerësuar se me gjithë projektet e mundshme për kapacitete të energjisë së ripërtritshme, Kosova zhvillimin e saj energjetik, detyrimisht, duhet ta mbështesë kryesisht mbi bazën e thëngjillit.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe shefat e grupeve parlamentare, vlerësuan Raportin e Bankës Botërore për resurset natyrore dhe humane të Kosovës, si dhe për përparësitë dhe vështirësitë e Kosovës në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ata vlerësuan vullnetin e BB-së për mbështetjen e projekteve zhvillimore të Kosovës, dhe kërkuan që zhvillimi i tyre të reflektohet në mënyrë të favorshme për mirëqenien e qytetarëve.
Thursday, 05 April 2012 14:43