Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 12:59

Edhe një tjetër kosovar i cili po luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri është vrarë gjatë javës së kaluar.

Basri Sylejmani, nga lagjja Kodra e Trimave, Prishtinë, është kosovari i radhës i cili është vrarë në Siri.

Burimi të Gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS’it në Siri.

Merret vesh se familja ka marr lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.

Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.