Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 13:41

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se agresiviteti i Ramës vjen nga pamundësia e tij për të mbajtur premtimet.

Këto deklarata Basha i ka bërë gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PD-së në Kukës, raporton Shekulli.

 Sipas Bashës standard i qeverisë Rama është blerja e votës. Ai përsëriti akuzat për spastrime në polici. “Me çfarë do matet Rama me borxhin që do ta çojë në 75%? Buxheti 2014 ka lenë jashtë vëmendjes qarkun e Kukësit”, – ka deklaruar kreu i PD-së.