Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 18:52

Tiranë – Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, mbështetë numërimin e votave të kontestuara, siç ndodhi edhe me votat për kreun e bashkisë të gjetura në kutitë e tjera.

Sipas tij, këtë proces që të gjithë po e përcjellin nga ekrani në mënyrë transparente, Rama e quan manipulim, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë fakt apo provë për të vërtetuar akuzat e tij. Sipas Bashës numërimi i çdo vote nuk mund të quhet kanibalizëm elektoral, siç rivali i tij e konsideron.

Basha deklaron se refuzon të ndjekë Ramën në rrugën e presionit dhe përbaltjes së institucioneve, të cilat pavarësisht mendimit të gjithësecilit se nga anon e drejta, janë ato që vendosin. Por mbi të gjitha Basha theksoi se është monenti për të dëshmuar së demokracia në Shqipëri funksionon edhe në kushtet e një rezultati kaq të ngushtë.

Basha shprehu besimin se kjo do të ndodhë, pasi siç tha ai ka besim tek qytetarët që ushtruan të drejtën e votës dhe tek  institucionet që e respektojnë këtë të drejtë.