Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson një provokim të rëndë për Shqipërinë demokratike, shfaqjen e fotografive të Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare të ditës së Çlirimit në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.
Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoi se “indinjata që ka shkaktuar provokimi me foton e diktatorit po kthehet në një zemërim mbarëqytetar dhe PD është dhe do të jetë në krye të këtij zemrëimi të ligjshëm.”
Një tjetër çështje që ngriti Kreu i PD-së ishte dhe vonesa për miratimin e buxhetit. Sipas tij në bazë të ligjit buxheti për vitin 2014-të duhej të ishte miratuar.
“Dua tu shpreh përgëzimet e mia secilit përej anëtarëve të grupit anëtar për seancën me temën e integrimit. Kjo seancë ishte dëshmi e një vizioni tjetër, e një opozite me vizion të ri për integrimin kombëtar. Do të vazhdojnë deri në përfundimin me sukses zotimin dhe përpjekjet tona për marrjen e statusit. Të dashur deputet sot është data 2 dhjetor në bazë të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor sot duhet ta kishim të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2014. Ligjin në fjalë rezulton i shkelur. Edhe ky standard rezulton i zhbërë nga qeveria e zhbërjeve. Me vonesat për projekt buxhetit shkeljet janë një radhë të gjatë.”-u shpreh Basha, raporton Ballkan Web.
Sipas Bashës vonesa për miratimin e buxhetit vjetor ka sjellë që qeverisjet vendore të miratojnë buxhetet para se të miratohet ai vjetor.
“Parashikueshmëria është zero në çdo aspekt duke dëmtuar rëndë sipërmarrjen e lirë. Në nenin 15 qeverisjet vendore miratojnë buxhetet para se të miratohet buxheti vendor. Është penguar i tërë procesi buxhetor vendor. Të gjitha njësitë vendore janë në shkelje të ligjit jo për fajin e tyre por për arsye se kryeministri nuk do t’ia di për ligjin.”- u shpreh Basha.
Monday, 02 December 2013 15:01