Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi sot një vizitë në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës, ku u jepet ndihmë dhe strehim 4
0 të moshuarave të braktisuara apo me aftësi të kufizuara.
Tetëvjetori i lumturimit të Nënë Terezës, përkon dhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri.
Basha e konsideroi frymëzim për gjithë njerëzimin veprën e bamirëses me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi.
Duke sjellë në vëmendje vizitën e tij në Kalkuta në vitin 2008, Basha tha se “misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike”.
Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar me urdhrin e Misionareve të Nënë Terezes e cila ka dy shtëpi të hapura në Tiranë.
Bashkia e Tiranës do të angazhojë ndihma dhe fonde për këto shtëpi bamiresie në mënyrë që të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe që nuk kanë një strehë apo ata në pamundësi ekonomike të kenë edhe një vend më shumë për t’iu ardhur në ndihmë.
Misionaret duke treguar mirënjohjen për këtë angazhim të Kryebashkiakut Basha, shprehën vendosmërinë e tyre për të bërë çdo gjë që të mund të lehtesojë sa më shumë jetën e personave në nevojë apo të braktisur.
Wednesday, 19 October 2011 20:39