Tiranë – Kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin” për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, siguroi sot se “pas 8 majit do t’i jepet fund praktikës së vjeljes së taksave nga Bashkia, pa ofruar shërbime”.
Basha zhvilloi një takim me tregtarët e tregut çam në kryeqytet, ku siguroi për krijimin e një marrëdhënieje të re mes bashkisë, qytetarëve dhe bizneseve. Ai u njoh me problematikën e tregut çam që nga taksat e larta, infrastruktura rrugore dhe mungesa e pastrimit.
Gjithashtu, Basha zhvilloi një takim me gra kryefamiljare, të cilat i siguroi se në bashkëpunim me binzesin, Bashkia do të krijojë kushte për trajnimin e tyre dhe do të mbështesë hapjen e bizneseve nga vetë ato. Mbështetje të veçantë Basha premtoi edhe për punësimin, strehimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.
Sunday, 01 May 2011 16:02