Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 17:15

Strasburg- Kriza në zonën e euros nuk do të zgjidhet pa rritje të re ekonomike, deklaroi në Strasburg kryetari i KE-së Zhoze Manuel Baroso.

Përforcimi i harmonizimit buxhetor dhe fiskal ndërmjet shteteve anëtare të BE-së i cili patjetër duhet të jetë qëllim i marrëveshjes së re që duhet të arrihet deri në mars dhe i cili do të jetë vetëm parakusht për tejkalimin e sfidave me të cilat është ballafaquar Unioni.

“Stabiliteti është i domosdoshëm, por duhet rritje ekonomike”, theksoi ai në Parlamentin Evropian.

“Gjithnjë e më shumë partnerët tanë, investitorët ndërkombëtar e parashtrojnë pyetjen në vijim: Cilat janë perspektivat e rritjes ekonomike afatmesëm dhe afatgjatë për Evropën. Ai para së gjithash, do të nxitet nga reformat strukturore”, deklaroi Baroso.

Ai përkujtoi se KE kohë të gjatë thekson se “përpjekjet e shteteve anëtare të BE-së janë shpesh të pamjaftueshme”.

“Nevojitet zgjerim i tregut të brendshëm dhe të investohet në projekte inovative, por edhe të vendosen tregje më fleksibile, konkurruese të përshtatshme për investim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, theksoi kryetari i KE-së. Baroso përkujtoi se në Evropë ka 33 milionë të papunë dhe 23 milionë ndërmarrje të vogla dhe të mesme. (LajmeShqip.com)