Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 08:00

Bruksel- Kryetari i Komisionit evropian, Zhoze Manuel Barroso deklaroi se angazhohet për një fond më të fuqishëm për stabilitet financiar në eurozonë, që do të kontribuojë për qetësimin e tregjeve.

Ai ndodhej në Kopenhagen, me rastin e presidencës daneze të BE-së, ku theksoi se duhet të “bëhet përpjekje më e madhe kur bëhet fjalë për ‘muret mbrojtëse’ të eurozonës”, duke sqaruar se “KE-ja angazhohet për një mbrojtje të tillë më të sigurtë, që është e rëndësi për besimin e investuesve në aftësinë e euros për ta tejkaluar krizën aktuale”.

“Çështja është vetëm se sa larg janë të gatshme të shkojnë në atë anëtaret e eurozonës”, deklaroi njeriu i parë i KE-së.

Eurozona ka mekanizëm të përkohshëm për ndihmë vendeve të tejdebituara, një Fond evropian për stabilitet financiar, i cili disponon me edhe rreth 250 miliardë euro nga kapaciteti filelstar për kreditim prej 440 miliardë eurove. Kjo konsiderohet si e pamjaftueshme për t’u zgjidhur problemi me borxhet e mëdha të shteteve si Italia dhe Spanja.

Në BE janë në rrjedhë bisedimet rreth asaj nëse duhet të rritet vëllimi i fondit të përkohshëm ekzistues apo në vend të asaj duhet të investohen mjete në Mekanizmin ekzistues evropian për stabilitet, i cili do të hyjë në fuqi në korrik. (LajmeShqip.com)