Tiranë – Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka anuluar vizitën në Tiranë. Duket se situata aktuale pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri ka bërë që zyrtari i lartë i Komisionit Europian të anulojë vizitën e tij në Tiranë.
Një gjë të tillë e la të kuptohet edhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se vizita e presidentit të KE-së Barroso në Tiranë do të bëhet në një kohë më të përshtatshme.
I pyetur nga “Ora News” në lidhje me vizitën e tij në Tiranë, ministri i jashtëm Haxhinasto theksoi se nuk është konfirmuar një vizitë e tij në Shqipëri ndërsa shtoi se vizita e tij do të ishte më e përshtatshme kur palët të jenë të angazhuara për çështjet e integrimit dhe vizita e tij t`i shërbej këtij procesi të rëndësishëm.
Thursday, 19 May 2011 14:31