Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 12:28

Bateristi i grupit Blink 182, Travis Barker ka qenë ne fat kur i shpëtoi një aksidenti ajror kur katër persona të tjerë kishin humbur jetën në vitin 2008.

Si duket ai ende është i traumatizuar nga ajo ngjarje, pasiqë ka anuluar udhëtimin për t’iu bashkangjitur grupit në një turne në Australi.

Travis u ka kërkuar falje fansave të tij nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se ka anuluar udhëtimin e tij, shkruan Daily Mail. 

“Unë ende nuk e kam harruar atë ngjarje që ndodhi në vitin 2008, ku patën humbur jetën 4 persona, dy prej tyre shokët e mi më të mirë. Uroj që grupi të ketë një baterist të mirë gjatë turnout dhe mendoj se ata mund ta mbajnë turneun edhe pa mua”, thuhet veç tjerash në mesazhin e Travis.