Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 15:00

Ekzistojnë vajza që vlerësojnë çfarëdo lloj floku, por ka edhe nga ato që janë më të vështira. E tillë është modelja Bar Refaeli, që nuk i ka kursyer komentet e saj për flokët e Cristiano Ronaldos në Twitter.

“E vetmja gjë që mendoj kur shoh Ronaldon, është që xheli i tij i flokëve duhet të zhduket nga qarkullimi!” ka cituar ajo.

Me siguri top modelja izraelite ka ndjekur ndeshjen e Portugalisë kundër Republikës Çeke gjatë Kampionatit Evropian. Sasia e xhelit mbi flokët e asit të Real Madridit ishte aq e madhe, aqsa edhe goditja me kokë që i ka bërë topit, goli i vetëm që arriti të realizojë, nuk arriti t’i lëvizte qoftë edhe një fije floku!

Kush e di se si do të reagojë Ronaldo kur ta marrë vesh, duke pasur parasysh se sa shumë tip i pakursyer që është? (LajmeShqip.com)