Tiranë – Sistemi bankar vazhdon të jetë fitimprurës, por bankierët pranojnë se viti 2011 po rezulton më i vështirë se parashikimet. Flutura Veipi, drejtore e Përgjithshme e “ProCredit Bank”, shprehet se banka e ka mbyllur 9-mujorin me një rezultat financiar pozitiv prej 1.8 milionë eurosh. Megjithatë, për bankat ngelet sfidë menaxhimi i kredive me probleme dhe kërkesa e dobët për kredi.
Veipi mendon se, 3-mujori i fundit i vitit do të sjellë një ecuri më pozitive, që do të konsistojë në rritjen e aktivitetit kreditues, veçanërisht në segmentin e individëve. Megjithë rritjen e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme, “ProCredit”, ashtu si shumica e bankave të tjera në vend, vazhdon të ruajë një rezultat me fitim.
Kjo është arritur edhe falë uljes së ndjeshme të interesave të depozitave gjatë këtij viti, lëvizje që ju ka lejuar pjesërisht bankave të kompensojnë shpenzimet në rritje për provigjione. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 16:15