Norma mesatare e interesit për kredi në Kosovë ka shënuar nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka bërë të ditur që norma mesatare e interesit për kredi tanimë është 7.6% e raportuar në fund të muajit Qershor 2015.
Ai thotë se viti 2015 ka qenë një vit i paprecedent në rënien e normave të interesit për kredi në 15 vitet e fundit në Kosovë, duke ju mundësuar kështu qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës një qasje shumë më të lehtë në kredi. Tanimë Kosova është nën mesataren e rajonit dhe shpresojmë që kjo do t’i kontribuoj pozitivisht ekonomisë së vendit.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, normat e interesit për kredi në vendet e ballkanit perëndimor në fund të vitit 2014 kanë qenë: Shqipëria me 8.7%, Bosnia dhe Hercegovina me 8.7%, Maqedonia me 7.5%, Mali i Zi me 9.4% dhe Serbia me 14.8%
Wednesday, 05 August 2015 20:50