Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 08:21

Tiranë – Një çështje komplekse dhe mjaft serioze, ajo e Bandës së Durrësit, raportohet se do të zgjidhet pasi që edhe mbrojtja do t’i paraqesë konkluzionet e saj. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për bandën.

Pritet të zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj Bandës së Durrësit ku mbrojtja pritet të paraqesë konkluzionet e saj. Në seancën e kaluar avokatët kanë kërkuar nga gjykata që t’i lërë një kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre, pasi çështja është komplekse dhe mjaft voluminoze.

Gjithashtu gjyqtari i çështjes Gurali Brahimllari ka bërë me dije se për mungesë të disa avokatëve të cilët kanë sjellë shtyrjen e gjyqit, do të lajmërohet dhoma kombëtare e avokatisë si dhe ministria e drejtësisë për të marrë masa ndaj mbrojtësve të të pandehurve.

Ndërkohë prokuroria ka lexuar 282 faqe pretencë të saj ku ka kërkuar burgim të përjetshëm, për Lulzim Berishën për Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle. Madje edhe Adriatik Coli ka marrë masën e dënimti nga akuza me burgim të përjetshëm pro për shkak të satatusit që aim ban, atë të penduarit të drejtësië pasi ka ndihmuar prokurorinë për të zbardhur krimet e kryera nga banda, ka përfituar ulje dënimi në 10 vjet burg.

Ndërsa 25 vjet burg ka kërkuar prokurori për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin dhe , Spartak Kalthin. Me 20 vjet burg ka kërkuar akuza për anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Altin Nikollën dhe Kristian Begun, ndërsa për Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet heqje lirie. (OraNeës)