Lajme Shqip Saturday, 01 October 2011 12:09

Tiranë – Procesi gjyqësor ndaj “Bandës se Durrësit” në Gjykaten e Krimeve të Rënda,  tani i është drejtuar fundit.

Pas mëse katër vjetësh proces, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të shpallë javen e ardhshme konkluzionet për 16 të pandehurit e kësaj bande. Kështu, në seancën, e parshikuar per t’u zhvilluar në 6 tetor, Gjykata pritet që të njihet me kërkesat e Prokurorisë për masat e dënimit kundër të pandehurve.  Me pas, Gjykata do të japë verdiktin e saj.

Të pandehurit si anëtarë të “Bandës së Durrësit”, akuzohen për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, pjesmarrje në organizatë kriminale, trafiqe ilegale etj.  Si drejtues i kësaj bande, që pretendohet se ka  vepruar para disa vitesh, kryesisht në zonen e Durrësit dhe Tiranës, akuzohet i pandehuri Lulzim Berisha.

Në pjesen më të madhe të pandehurit e kesaj bande, janë  arrestuar ne operacione te ndryshme të ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe prokuroia, pas vitit 2005.

Gjatë procesit gjyqësor kundër  “Bandës së Durrësit”,  Prokuroria ka paraqitur rreth 200 dëshmitarë. Ndërkohë qe, ndihmesë të madhe për prokurorine në zbardhjen e aktivittit te bandës  pretendohet se ka dhënë deshmia e  shtetasit Adriatik Coli,  i penduari i bandës ose  bashkëpuntori i  Drejtësisë.