Nju-Jork – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, mbrëmë u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë “të evitojnë aktivitete të cilat mund ta shtojnë tendosjen në pjesën veriore të Kosovës”, përderisa NATO-ja po përgatitet t’ua japë kontrollin kufitar përfaqësuesve të BE-së dhe kosovarëve. 
“U bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilat do të mund t’i përshkallëzonin tensionet në atë zonë. U kërkoj autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që ta vazhdojnë suksesin e deritashëm të tyre dhe që të ndërmarrin hapa praktikë drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani. U kërkoj gjithashtu që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve dhe për të parandaluar konfrontimet dhe dhunën në veri të Kosovës”, tha Ban.
Friday, 16 September 2011 07:46