SHBA – Në një analizë të publikuar, shqyrtohet dhe analizohet prania amerikane në rajonin e Ballkanit, por edhe në tërë botën. Aty theksohet se SHBA-së, po rrisin praninë dhe stërvitjet ushtarake në Ballkan. Autori i analizës, Rik Rozof, shkruan se para, gjatë dhe pas Samitit të 25 të NATO-s që u mbajt në Çikago, Pentagoni ka vazhduar me zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në ish-vendet e Jugosllavisë dhe në vendet tjera ballkanike.
Në këtë linjë përmendet, ndërtimi i kampit amerikan Bondsteel në Kosovë dhe tri baza ajrore në Bullgari dhe Rumani, sidomos pas intervenimeve të NATO-os gjatë luftërave jo vetëm në ballkan, por edhe në Afganistan dhe Irak.
Në këtë analizë, përshkruhet edhe pranimi i anëtareve të reja në NATO nga viti 2004. Aty përmendet, Kroacia dhe Shqipëria, ndërsa, nënvizohet se Maqedonia mund të bëhej anëtare e barabartë në vitin 2008, por, kjo nuk ndodhi për shkak të kontestit të zvarritur të emrit me Greqinë.
Sipas portalit amerikan OpENews, para Samitit të NATO-s një numër i madh i diplomatëve dhe analistëve kanë apeluar për nevojën e një liderizmi më të madh të Amerikës në mënyrë që NATO-ja, të funksionojë më mirë dhe të mos përballet me pasiguri në të ardhmen.
Tuesday, 05 June 2012 13:45