Prishtinë -Është mbajtur sot në Prishtinë konferenca, “Ballafaqimi me të Kaluarën dhe Pajtimi – Çfarë lloj mekanizmi për kërkimin e së vërtetës i duhet Kosovës?.
Një pajtim shqiptaro-serb është i mundur dhe diçka e tillë është e dëshirueshme edhe nga Bashkimi Evropian. Këto ishin disa nga vlerësimet që u dhanë në konferencën ndërkombëtare e cila kishte për qëllim gjetjen e një mekanizmi për kërkimin e së vërtetës që i duhet Kosovës, e organizuar bashkërisht nga Zyra Civil Ndërkombëtare dhe Ministria e Drejtësisë. Zvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se Kosova është e gatshme për të hapur kapitujt e dretësisë tradicionale, edhe pse ka shumë vështërisi pasi ka ende cështje të hapura me Serbinë.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, shfaqi shpresën që edhe Serbia në të ardhmen të punojë në drejtim të procesit të pajtimit. Edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian foli për mundësinë e pajtimit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë shembull projektin evropian të themelimit të Bashkimit evropian. Ndërkohë Zvkryeministri Kuqi qartësoi se nisma e sotme për pajtim dhe ballafaqim më të vertëten nuk është pjesë e dialogut me Serbinë.
Në konferencë u tha se Qeveria e Kosoëvs do të krijojë një grup punues kombëtare për drejtësinë tranzicionale, ndërsa theksoi rëndësinë për një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 08:10