Azerbajxhani dhe rajoni në shkëputje i Nagorno-Karabkh pretendojnë se ka “viktima tek forcat armike” gjatë luftimeve të fundit.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë sot se 5 ushtarë armenë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve, duke shtuar se 3 ushtarë të Azerbajxhanit po ashtu janë vrarë gjatë luftimeve më 22 gusht.
Ndërkaq, ministria e Nagorno-Karabkh ka thënë sot se forcat e Azerbajxhanit kanë bombarduar këtë rajon gjatë fundjavës, duke shtuar se 4 trupa të Azerbajxhanit janë vrarë dhe më shumë se 15 të tjerë janë plagosur.
Numri i viktimave nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Baku dhe Jeravani janë në konflikt që një çerek shekulli lidhur me rajonin në shkëputje të Nagorno-Karabkh.
Separatistët e mbështetur nga Armenia kanë marrë nën kontroll rajonin e banuar me shumicë armene gjatë luftës, në fillim të viteve të 90-ta. Në këto luftime janë vrarë rreth 30,000 njerëz.
Monday, 24 August 2015 16:56