Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 23:32

Prishtinë – Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, mohoi raportimet se është arritur marrëveshje mes Policisë dhe Vetëvendosjes sa i përket planit të lëvizjes, të paraparë të fillojë nesër, për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.

Ai ka bërë të ditur se policia vetëm ua ka treguar rregullat se gjatë protestës çka mund dhe çka nuk mund të bëjnë.

“Nuk jemi marrë vesh për asgjë. Policia vetëm ua ka treguar rregullat se gjatë protestës çka mund dhe çka nuk mund të bëjnë. Nëse dalin jashtë atyre rregullave do të ballafaqohen me ligjin”, tha ministri Rexhepi.