Lajme Shqip Friday, 16 October 2015 23:34

E kam pranuar shtyrjen prej 48 orëve, sepse më kanë garantuar SHBA-të. Jam lidhur direkt me Washington nga zyra ime, e vetëm atëherë e kam zgjatur dorën dhe e kam pranuar këtë shtyrje, ka thënë në Rrokum, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Jam shumë i bindur se zhbllokimi u urës do të ndodhë. Ne duhet t’i besojmë miqve tanë, e sidomos kur mik më të mirë e kemi Amerikën”, tha ai.

Në pyetjen se çka nëse nuk ndodhë zhbllokimi i urës, Bahtiri tha: “Nesër në orën 16 kam me u ulë me pi një kafe e me i këqyrë punëtoret qysh po punojnë”!