Bagdad – Në Bagdad është vrarë një politikan i lartë irakian, i cili ishte përgjegjës për largim nga funksioni i njerëzve mbështetës të Sadam Huseinit dhe partisë së tij BAAS.
Kryetari i Komisionit për drejtësi dhe përgjegjësi, Ali al-Lami është vrarë mbrëmë nga persona të panjohur, derisa e ka drejtuar automobilin e tij. Komisioni, është formuar pas rrëzimit nga pushteti të Sadam Huseinit, në vitin 2003 që të garantojë se anëtarë të BAAS-it nuk do të hynë sërish në pushtet.
Al-Lami është kritikuar, sepse nuk lejoi që dhjetëra kandidatë synitë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, në vitin e kaluar.
Friday, 27 May 2011 17:54