Teksas – Gjykata e Lartë e Teksasit në Amerikë ka vendosur të shpallë të pafajshëm babain e 5 vjeçares për vrasësin e përdhunuesit të saj.
Çështja fitoi një mbulim të gjerë në mediat amerikane dhe u raportua ditën e mërkurë nga “Washington Post”.
Babai 23 vjeçar pasi u vu në dijeni nga një dëshmitar se e bija ishte rrëmbyer, ndoqi të dhënat dhe shkoi drejt një vendi ku dëgjoi britmat e 5-vjeçares. Ai, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për të mbrojtur identitetin e së miturës, dëshmoi në gjykatë se gjeti vajzën e tij duke u sulmuar seksualisht në një zonë rurale pranë shtëpisë së tij.
Përballë pamjes së agresionit ndaj të bijës, babai nuk ka pushuar së rrahuri fizikisht pedofilin deri në shpërfytyrim nga grushtat, e rrjedhimisht duke i shkaktuar dhe vdekjen përdhunuesit.
Sipas ligjit, vrasja e një agresori apo grabitësi nuk është e justifikuar nëse përpara forcës vdekjeprurëse, ai mund të paralizohet në forma të tjera. Debati i sjellë në gjykatë ishte nëse 23 vjeçari duhet të kishte telefonuar policinë, pasi i kishte shkaktuar agresorit plagë të tilla që e neutralizonin atë pa e vrarë.
Megjithatë, pas disa ditësh shqyrtimi të çështjes, juria vendosi që të mos e proçedojë babain, duke e lënë të lirë, pasi u vlerësua se vrasja ishte e justifikuar duke parë rrethanat në të cilat ajo ndodhi.
Thursday, 21 June 2012 11:30