Lajme Shqip Sunday, 17 February 2013 13:32

Babai i Rihannës ka thënë se ai ia falë Chris Brownit, për sulmin që ky i fundit ia ka bërë bijës së tij.

“Çdokush e meriton shansin e dytë”, citohet të ketë thënë Ronald.

“Çdokush ka nganjëherë një pikë në të cilën e kupton se ka vepruar keq. Edhe unë kam disa të tilla. Por tani është me rëndësi që të kthehesh dhe të jetosh jetën tënde ashtu si do. Derisa vajza ime është e lumtur, unë nuk do ta pengoj lumturinë e saj. Edhe Chris gjithmonë është treguar shumë i mirë me mua dhe ka pasur gjithnjë respekt të veçantë”, ka thënë ai, shkruan The Sun.