Sarajevë- Autoritetet e Bosnjës kumtuan se kanë arrestuar një serbe të Bosnjës, e cila është akuzuar për kryerje të krimeve të luftës në vendlindjen e saj Bërçko.
Nga policia e Bosnjës në Bërçko kumtuan se inicialet e të dyshuares janë M.I.
Mediat e Bosnjes e identifikuan personin si Monika Iliç, ndërsa viktimat e saj e quajnë “përbindëshe femërore”.
Gruaja ka qenë në moshën 18 vjeçare kur është martuar për Goran Jelishiç, i gjykuar për vrasje në kampin e përqendrimit. Pohohet se të dy kanë kryer krime kundër personave jo-serbë të arrestuar në Bërçko në fillim të luftës në Bosnjë në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1995.
Jelishiç, i cili edhe vetë veten e quante “Adolf Hitleri serb” ishte i gjykuar nga Tribunali i Hagës në vitin 2001 në 40 vite burgim për kryerje të vrasjeve.
Wednesday, 21 December 2011 18:03