Beograd (plotesuar) – Në Kryesinë e Serbisë ka përfunduar sonte takimi i presidentit Nikoliq dhe krerëve të tjerë të Serbisë, në të cilin, sipas fjalëve të këshilltarit të presidentit Marko Gjuriq, është konkluduar që Serbia ka të gjitha parakushtet që në rundin e ardhshëm të bisedimeve me palën kosovare të hyjë unike, me vetëbesim dhe me qëllim të definuar qartësisht.
Sipas fjalëve të Gjuriqit pas takimit, ai qëllim është vendosja e bashkësisë së komunave, që do t’iu mundësojë serbëve në Kosovë të gëzojnë atë shkallë të drejtash çfarë iu kanë hije qytetarëve të Evropës në shekullin e 21-të. LajmeShqip.com)
***************************************************
Beograd – Autoritetet më të larta të Serbisë takohen sot në Presidencën serbe.
Siç raportojnë mediat në Beograd, temë kryesore e takimit do të jetë Kosova dhe integrimi evropian.
Kosova dhe integrimi në BE kanë qenë temë edhe e takimit të sotëm në Paris të ministres serbe për integrime, Suzana Grubjeshiq, dhe kryetares së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të Francës, Elizabet Gigu.
Kjo e fundit ka thënë se pranimi i shtetësisë së Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën evropiane të Serbisë, ndonëse “nuk është përmendur zyrtarisht”.
Autoriteti më i lartë shtetëror i Serbisë ka mbajtur disa takime për Kosovën, pasi normalizimi i marrëdhënieve me shtetin i ri i është vënë kusht Beogradit për avancimin drejt BE-së.(LajmeShqip.com)
Wednesday, 13 February 2013 17:57