Lajme Shqip Saturday, 22 October 2011 06:58

Tripoli – Autoritetet libiane do ta varrosin Moamer Gadafin në një vend sekret, kumtoi televizioni “Al Arabia”.

Përfaqësuesi i Këshillit Kalimtar Kombëtar (KKK) tha se ish lideri libian është vrarë gjatë përleshjes së armatosur mes ithtarëve të tij dhe luftëtarëve të KKK-së pas kapjes së tij.

Përfaqësuesi i cili kërkoi anonimitet tha se nuk është dhënë urdhër special për likuidim të Gadafit dhe se ai nuk është qëlluar qëllimisht.

Burimi shtoi se Mutasim, njëri nga djemtë e Gadafit, gjithashtu është vrarë dhe se trupi i është dërguar në Misrata. Sipas përfaqësuesit të KKK-së nuk ka të dhëna të tjera, nëse Seif al Islam – djali tjetër i Gadafit – është i zënë ose i vrarë.