Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 15:21

Ministrat e qeverisë britanike kanë thënë se ekziston një konspiracion kompleks dhe shumë gënjeshtra që qëndrojnë prapa skandalit me mishin e kalit.

Sipas tyre, ky skandal ka rrjedhë nga një rrjet i organizuar global.

“Kam një ndjenjë të tmerrshme kur po shikojmë përgjatë hetimeve. Jemi duke shikuar nëse prapa këtij skandali vërtetë ekziston një rrjet i madh kriminal dhe jemi të sigurt se ekziston një lidhje e gjatë në gjithë këtë skandal”, ka thënë Sekretari i Ambientit në Britani, Owen Paterson për Euronews.

Disa shtete janë duke u hetuar për skandalin e mishit të kalit, përfshirë Britaninë, Rumaninë dhe Francën.