Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 10:43

Sidnej – Vetëm një javë pasi i kishte luftuar për të marrë mbështetjen e Partisë Laburale mbi martesat e homoseksualëve, Penny Wong ka dhënë lajmin se ajo sëbashku me partneren e saj Sophie Allouache janë bërë me një vajzë.

Ajo ka shprehur lumturinë për këtë ngjarje dhe ka deklaruar se do të marrë disa pushime për të qëndruar pranë partneres së saj që është bërë nënë.

Emri i donatorit që dhuroi spermën për partneren e saj që të mbetej shtatzënë, do të mbahet sekret. (LajmeShqip.com)