Tiranë, – Aurela Gaçe e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Festivalin Europian ka bërë në Duseldorf të Gjermanisë provën e parë në skenë. Aurela u shfaq në skenë e shoqëruar nga Bledar Sejko në kitarë, bateristi Emiljan Dhima dhe nga 3 shoqërues të cilët jetojnë në Gjermani.
Prova e parë në skenë ishte shumë e sukseshme. Zëri i fuqishëm i Aurelës tërhoqi vëmendjen e gjithë gazetarëve. Përveç zërit të fuqishëm në skenë nuk mungoi as zjarri i cili u përdor si efekt në skenën e madhe të arenës së Dusseldorfit.
Element tjetër në skenë ishte edhe tymi. Në sfond shfaqet në formë grafike shqiponja, e cila ishte prezente edhe në videklipin e këngës. Pas provës së parë, Aurela u shpreh për
gazetarët se ishte e kënaqur dhe theksoi për shtypin se “eurovizioni ka qënë një ëndërr e imja”.
“Unë kam lindur për të kënduar në skenë. Shpresoj se Evropa më 10 maj do ta ndjejë pasionin e madh që kam për këngën”, tha Aurela Gaçe.
Kënga e Shqipërisë do të këndohet e treta në natën e parë gjysëmfinale, më 10 maj në Duseldorf të Gjermanisë.
Thursday, 05 May 2011 11:39