Ajo është një modele e suksesshme, e përfshirë me një emision të sajin në televizion dhe spikat kryesisht për elegancën dhe look-un e veçantë.
Aurela Hoxha shihet tejet elegante dhe sharmante edhe në plazh. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaq një trup perfekt e veshur me bikini, ku teksa mban një pëlhurë të bardhë veshur dhe syzet vendosur, duket mjaft e hijshme.
Pak kohë më parë ajo pushoi në Capri të Italisë, ndërsa tashmë ka vendosur të ndalet në plazhet e jugut.
E vetëdijshme për elegancën që e karakterizon, Aurela publikon vazhdimisht foto në rrjetet sociale, prej ku merr pëlqime dhe vlerësime të shumta.
Monday, 27 July 2015 20:01 


