Athinë – Kryeministri grek Jorgos Papandreu dëshiron rikonstruksion të Qeverisë për çka dëshmojnë takimet e shpeshta me ministrat dhe deputetët dhe me liderin e opozitës konservatore, Andonis Samaras, publikoi Etnos.
Gazeta pohon se për herë të parë dje, shefi i Demokracisë së Re opozitare, zyrtarisht ka dhënë përgjigje zyrtare për ftesën e kryeministrtit për konsensus politik, për masat ekonomike dhe për këtë ka informuar nga Samarasi para deputetëve nga grupi i tij parlamentar.
Zëdhënësi qeveritar mohoi spekulime për qeveri të përbashkët të socialistëve dhe konservativëve dhe shtoi se rekonstruksioni eventual i Kabinetit është vetëm në letër, shqyrtuar nga kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.
Para disa ditëve Katimerini publikoi se kryeministri mendon për ndryshime që të inkuadrojë në ekipin e tij edhe përfaqësues të konservativëve, në rast se ato përkrahin masat e reja ekonomike.
Brukseli kërkon konsensus politik për programin qeveritar për masat ekonomike. mb/hr/12:23
Tuesday, 31 May 2011 13:34