Lajme Shqip Friday, 24 January 2014 16:45

Ndërron jetë në spital biznesmeni Xhemal Çela i cili mbeti dje i plagosur gjatë njëatentati. Megjithë përpjekjet e mjekëve 45-vjeçari nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Sipas bluzave të bardha ai kishte hyrë në gjendje kome që prej ditës së djeshme dhe parametrat e tij jetësor nuk u normalizuan.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Plazh-Plepa ku Xhemal Çela ra pre e një atentanti me eksploziv në makinën e tij. /albeu/