Lajme Shqip Sunday, 17 March 2013 09:03

 

Azelia Banks ka dështuar edhe në përpjekjen e saj të fundit për të prishur rapoartet mes Rita Orës dhe Cara Delevingnen.

Ishte raportuar më parë se Azelia kishte hedhur kritika të rënda në drejtim të Ritës, duke e ofenduar me fjalë të ndryshme. Madje e quajti edhe “kopja e Rihannës”.

Mirëpo Azelia nuk ka mbaruar me kaq. The Sun raporton se ajo i ka shkruar edhe Carës duke e qortuar se pse po shoqërohet me Ritën.

“Kështu Azelia më nuk ka miq as drejt, as në të djathtë e as në të majtë”, shkruan The Sun.

Mirëpo pas gjithë kësaj, duket se askush nuk mund ti ndajë Ritën dhe Carën. Kjo e fundit i ka shkruar Ritës duke i thënë se po i mungon shumë.