Evropa “nuk merr parasysh shkaqet” e krizës së refugjatëve, ka thënë presidenti sirian Bashar Asad. Ai theksoi se sirianët vetëm duan të jenë të sigurt.
“Nëse jeni të shqetësuar rreth tyre, ndaloni mbështetjen e terroristëve. Kjo është ajo që ne mendojmë në lidhje me krizën. Nëse ndonjë sirian sot pyesim se çfarë do të donte, është se do të donin mbrojtjen dhe sigurinë e çdo personi dhe çdo familje”, ka thënë Asad.
Sipas fjalëve të tij, transmeton Telegrafi, kurdët nuk janë të huaj dhe ka shtuar ai, pa ata njerëz, që jetojnë në ato territore për vite “Siria do të ishte homogjene”.
Asad theksoi se bisedimet në Siri duhet të vazhdojnë “me shpresë se do të arrihet një konsensus”, i cili, vë ai në dukje, nuk mund të arrihet pa një fitore mbi terrorizmin.
“Nëse doni të arrini diçka të vërtetë, është e pamundur derisa ka vrasje, dhe njerëzit të ndjehen të pasigurt”, ka thënë më tej ai.
Wednesday, 16 September 2015 13:24