Ora News: Po mbyllet nje vit me ulje dhe ngritje për Shqipërinë. Si e konsideroni 2011-tën?
Ambasadori Arvizu: Ka qenë një vit i mbushur me ngjarje, ka pasur ulje dhe ngritje gjatë gjithë vitit. Nga fundi i vitit pati ndryshime, shpresoj që kjo gjë të vazhdojë. Ka mungesë të theksuar besimi ndërmjet palëve , secili person duhet të bëjë atë që duhet në mënyrë që të ecim përpara.
Ora News: Si ka qenë për ju viti i parë shqiptar si ambasador?
Ambasadori Arvizu: Unë kam ardhur në dhjetor 2010-të . Kam përjetuar të gjitha këto kapërcime, ka qenë një vit i ngarkuar. Sa i përket politikës është zhgënjyese që pavarësisht situatës politike, korrupsioni, drejtësia mbeten probleme kryesore dhe nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë disa qasje të reja. Ka nga ata që duan që transparenca të fuqizohet dhe ky duhet të jetë qëllimi i 2012-tës.
Ora News: Në sytë e shqiptarëve ju jeni një personazh i dashur. Si e gjykoni jufaktin se shqiptarët kërkojnë herë pas here një mendim nga ju për politikën në përgjithësi?
Ambasadori Arvizu: Ju jeni bujarë, e vlerësoj ndjesinë. Duke qenë përfaqësues i SHBA-së ky është roli im, përpiqem të jem i sinqertë. Stili im është që nuk mendoj se është ndihmuese të jesh një person që lehtëson gjërat. Njerëzit shpesh më kanë akuzuar se mbështes partinë Demokratike, por dua të theksoj se është një thënie qesharake. Përpiqem të kem marëdhënie të mira mje PD-në, kam pasur dhe kontradita në rastin e numërimit të votave. Po kështu marëdhënie të mira kam dhe me opozitën. Unë dëshiroj shumë që opozita të jetë e fortë, konkuruese në Shqipëri, në mënyrë që të fuqizojmë kodin zgjedhor. Unë nuk jam personi që lehtësoj gjërat, unë do të punoj me ju, do të përpiqem shumë për fuqizimin e kodit elektoral dhe atij zgjedhor, për të pasur transparencë.
Ora News: Duke u ndalur tek Kodi zgjedhor.Bashkëpunimi PD-PS ju duket premtuese?
Ambasadori Arvizu: Është inkurajuese, dy palët po punojnë. Ka mungesë besimi, të dyja palët i shohin gjërat në përfitime afatshkurta. Nuk mendoj se është ide e mirë të përqëndrohen vetëm në zgjedhjet e 2013-të por në diçka që shkon përtej kësaj.
Ora News: Politika shqiiptare gjatë 2011-tës, çnotë do ti vinit?
Ambasadori Arvizu: Sistemi politik shqiptar, përpara nëntorit nga -4 në 4, pas nëntorit 6. Prirja është pozitive.
Ora News: Që nga mbërritja e juaj në Shqipëri dhe deri sot sa e rëndësëishme ka qenë këshilla juaj. Pse ka kaq konflikt në politikën shqiptare?
Ambasadori Arvizu: Gjithsecili është kaq i interesuar për zhvillimet politike. Do të shpresoja që njerëzit të flisnin për çështje më të rëndësishme, sociale dhe ekonomike që shqetësojnë vendin. Kam kaluar në lagjen e Kombinatit, që është një lagje jo shumë e pasur. Dua të bashkoj zërin tim me këta persona që duan të ndryshojnë pak lojën.
Ora News: 21 janari dhe zgjedhjet e 8 majit sollën tension në Tiranë. Pati ndikim faktori ndërkombëtar në qetësimin e situatës?
Ambasadori Arvizu: Është pak vështirë për tu përgjigjur. Na përket ne sistemit diplomatiK të luajmë rolin tonë, zëri ynë ka qenë i qartë. Komuniteti i Bashkësisë Ndërkombëtare ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Shqipëri më shumë se në vende të tjera. Nuk e mbivlerësoj rolin e influencës ndërkombëtar, sepse në fund vendosin aktorët politikë në vend.
Ora News: Ju keni qenë i drejpërdrejtë, a ka diçka që s`ua keni thënë ende politikanëve shqiptarëve?
Ambasadori Arvizu: Ka shumë persona të talentuar. Njerëzit duhet të reshtin duke fajësuar palën tjetër. Njerëzit të shikohen pak më shumë në pasqyrë. Unë dua të dëgjoj kritika. Njerëzit kanë nevojë të bisedojnë me dikë që jo detyrimisht ka të njëjtin mendim me ta.
Ora News: Ngjarjetjo të hijshme kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë?
Ambasadori Arvizu: Ka vuajtur gjatë 2011-tës, për SHBA-në Shqipëria një vend i largët, një vend i vogël në hartë. Njerëzit janë informuar dhe kanë krijuar një ide destabiliteti. Palët hedhin fajin mbi njëri-tjetrin, por botës jashtë nuk i intereson ky fakt. Nga këndvështrimi amerikan faji është i të gjithëve.
Ora News: Marëdhëniet Shqipëri- SHBA?
Ambasadori Arvizu: Për shumicën e çështjeve ne punojmë shumë mirë. Shqipëria është anëtare e NATO-s , është një rajon që ka pasur konflikt dhe trazira, një vend stabiliteti në rajon. Ne shqetësohemi kur ka probleme me korrupsionin, që reforma gjyqësore ka mbetur në vend apo kur demokracia cënohet. Ky mbetet një diskutim ndërmjet meje dhe forcave politike.
Ora News: Çfarë prisni nga politika shqiptare për 2012-tën?
Ambasadori Arvizu: Është koha kur njerëzit marrin vendime për të ndryshuar gjërat. Mendoj që është mirë që të përpiqen të marrin elementët pozitivë, flas për Parlamentin. Ka fusha ku ka dakortësi dhe jo, ka shumë çështje që nuk janë politike, duhet gjetur mënyra për të investuar mbi to, mbi të gjitha të forcojmë besimin. Çelësi është komunikimi, disa politikanë kanë probleme me komunikimin.
Ora News: Ku do të jeni për Vitin e Ri?
Ambasadori Arvizu: Do të rri këtu. Kam familjen këtu, kaluam krishhtlindje të këndshme. Me pak verë dhe shampanjë dhe nëse është nevoja të vë dhe helmeta të shoh fishekzjarret.
Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve dhe një vit të begatë për të gjithë shqiptarët.
Friday, 30 December 2011 23:48