Tiranë – Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu ka qenë i hapur dhe i qartë sot nga Elbasani kur ka kritikuar punën e qeverisë Berisha për parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore dhe njëherësh ka garantuar se parandalimi i trafikimit do të jetë një nga pikat kryesore të bashkëpunimit të SHBA-së me qeverinë e re shqiptare.
“Ndonëse ka pasur njëfarë përparimi, për fat të keq, vlerësimi ynë ishte që gjatë vitit të kaluar, performanca e qeverisë shqiptare në trajtimin e trafikimit pësoi rënie. Rezultati praktik i kësaj ishte që Shqipëria u ul në vlerësim dhe ra në atë që e quajmë Lista e Vëzhgimit e Grupit 2,”- tha Arvizu pas një tryeze të rrumbullakët me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini dhe përfaqësues të IOM-it dhe shoqatave në luftën kundër trafikut.”
“Në bisedat tona me z. Rama, me z. Meta dhe me disa prej bashkëpunëtorëve tyre kryesorë kemi bërë shumë të qartë që shpresojmë të angazhohemi shpejt dhe efektshëm me qeverinë e re në përpjekje për të gjallëruar disa prej përpjekjeve që kanë qenë në proces,” – shtoi ai, duke nënvizuar se qeveria amerikane do të mbështesë qeverinë e re në vendosjen e një bashkëpunimi të fortë polici-prokurori, që nuk ekziston:
“Trafikimi është një krim i tmerrshëm dhe një problem shumë i rëndësishëm, por ka edhe çështje të tjera, si korrupsioni, që duhen trajtuar në Shqipëri. Ligjet ekzistojnë dhe janë mjaft të mira. Ka njerëz shumë të përkushtuar në radhët e policisë që e kuptojnë ligjin dhe po përpiqen të bëjnë punën e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për prokurorët.
Problemi është që nuk punojnë bashkë. Në fakt, hera-herës, më krijohet përshtypja se përpiqen që të mos punojnë bashkë. Kjo do të jetë një përparësi për Qeverinë e SHBA teksa ecim përpara me administratën e re këtu.
U kënaqa kur pashë që Presidenti organizoi një takim me të ashtuquajturit institucione të pavarura dhe qartazi, guri i themelit të demokracisë është kur institucionet të mund të veprojnë të pavarura. Por mesazhi që duhet të përcillet është që policia dhe prokurorët duhet të punojnë së bashku pasi performanca juaj matet në fakt me se sa mirë ju do të punoni së bashku. Për këtë arsye ka nevojë që të ketë arrestime më të sukseshme, ndjekje penale, gjithashtu edhe dënime të fajtorëve. Qofshin këto çështje korruptive, raste të pandëshkueshmërisë ose raste kriminale që meritojnë të ndëshkohen. Kjo është ajo që qytetarët e Shqipërisë kërkojnë dhe kjo është ajo që ata meritojnë,”- përfundoi Arvizu.
Takimi i sotshëm në Elbasan u realizua në kuadër të një projekti të financuar nga Departamenti Amerikan nën kujdesin e ambasadorit amerikan. Organizata IOM ka marrë një grant prej 500 mijë dollarësh nga Departamenti i Shtetit me qëllim përmirësimin e aftësimit të qeverisë së SHBA në parandalimin e trafimimit të njerëzve.
|
|
Wednesday, 17 July 2013 16:20 24 February 2014 12:37
23 November 2013 12:40
24 October 2013 14:54
23 September 2013 10:25
3 September 2013 14:08
28 August 2013 12:44
21 August 2013 23:00
21 August 2013 08:27