Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 16:37

Sir Elton John dhe artisti kinez Ai Weiwei kanë zgjedhur që për ditën e Shën Valentinit, të dhurojnë gjak.

Këtë veprim ata e kanë bërë në mbështetje të Fondacionit për AIDS të Elton Johnit, në kuadër të fushatës “Love is on my blood”, të cilës i janë bashkangjitur edhe disa artistë tjerë.

Weiwei dhe Sir Elton, kanë bashkëpunuar gjithashtu në një video project me po të njëjtin titull, i cili është shfaqur mesnatën e 14 shkurtit nëpër sheshet e kryeqendrave botërore, e sidomos në ato ku është më e përhapur sëmundja e AIDS, shkruan The Telegraph.

Të dy artistët, kanë postuar edhe fotografi nëpër llogaritë e tyre në “Twitter” ku shihen duke dhuruar gjak.