Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 11:03

Beteja e aktores shqiptare Arta Dobroshi në Berlinale, nuk ka mbaruar ende. Por tani nuk bëhet fjalë për film. Bëhet fjalë për dukjen më të mirë në festival.

Sondazhi është bërë nga revista amerikane “Glamour”, ku të gjithë kanë mundësi të votojnë.

Arta “përballet” në këtë betejë me emra të njohur si Amanda Seyfried, Anne Heatheay, Charlize Theron e shumë aktore tjera hollivudiane.

Revista “Glamour”, Arta Dobroshin e krahason me Angelina Jolien, e cila u paraqit me një fustan të zi, të punuar nga kreatorja kosovare, Krenare Rugova.