Lajme Shqip Tuesday, 12 February 2013 10:41

Megjithëse shteti i saj është prezantuar me fusnotë, si fryt i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, aktorja Arta Dobroshi ka marrë çmimin “Shooting Stars” në “Berlinale”.

 Gjatë ceremonisë që është mbajtur të hënën mbrëma, aktorja ka fituar çmimin për aktorët më të rinj më të mirë, për rolin filmik në “Trishtimin…” Çmimi është ndarë nga “Europian Film Promotion”.

 Gjatë mbrëmjes së “Berlinales”, Dobroshi ka marrë edhe vëmendjen e madhe të medieve, që prej parakalimit në qilim të kuq e deri te pranimi i çmimit, shkruajnë mediat shqiptare.

 Raportohet se emri i saj është thirrur më se shumti nga gazetarët e mediave botërore.