Moskë – Artisti nga Rusia, Denis Lotarev, për pak çaste e zhvendosi atelien e tij në ujërat e Detit të Zi dhe më pas edhe në atë të Kuqin.
Pavarësisht kushteve të vështira të punës, ku shpesh herë i është dashur të ndërrojë vendqëndrimin për shkak të rrymave të ajrit në ujë, ai ka arritur të nxjerrë në dritë piktura mjaft të mira.
Lotarev tha se eksperimentin e pikturimit nën ujë e nisi para tre vitesh, pikërisht në banjën e tij. Megjithatë, kjo ide, sado e habitshme, po tërheq vëmendjen e shumë kureshtarëve artdashës.
Të gjitha krijimet që ai bëri nën ujë, po prezantohen në një ekspozitë të organizuar në St. Petersburg të Rusisë.
Wednesday, 18 January 2012 20:00